Rriten sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Rrymat ajrore shumë të ngrohta me origjinë subtropikale vijojnë të depërtojnë në Mesdhe duke mbajtur klimë të butë në gadishullin e Ballkanit edhe në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.

Moti do të jetë me vranësira mesatare në pjesën e parë të ditës, pasdite dhe mbrëmje do të kemi kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur, ndërsa temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 1/17°C

Zona e ulët 2/20°C

Zona bregdetare 9/18°C

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *