Rrëmbehet vajza 5-vjeçare, tre persona të maskuar ia grabisin nënës nga makina

Një vajzë 5-vjeçare është rrëmbyer në Katania.

Mediat e huaja bëjnë me dije se fëmija është rrëmbyer nga tre persona të armatosur dhe me kapuç, të cilët e morën me vete ndërsa nënë e bijë ishin bashkë në makinë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë policia aty, ku dhe kanë shpërndarë një foto të fëmijës së rrëmbyer. Në njoftim thuhet se “rreth orës 15 është rrëmbyer në zonën Piano Tremestieri” dhe se “autorët e mundshëm” do të jenë “tre persona me kapuç. Hetuesit përjashtojnë se rrëmbimi është vepër e krimit të organizuar. Mësohet se familja nuk ka probleme ekonomike, por as nuk ka disponueshmëri të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim me zhvatje.

Sakaq nëna e saj ka bërë edhe një thirrje për humbjen e vogëlushes së saj.

“Ki mëshirë” “Liro Elenën. Mos e lëndo, lëre diku, qoftë edhe afër një kishe që ta përqafojë përsëri familja e saj! Fëmijët mos i prekni! Ngri hapat para se të jetë vonë. Minimumi keqardhje për këtë vajzë të vogël”, shkruan nëna e të voglës në rrjetet sociale.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *