“Rrëfehet” Inva Mula, flet për marrdhënien që ka pasur me prindërit: Fati më i madh që…

Sopranoja e njohur Inva Mula, rrugëtoi nëpër kujtime me anë të fotografive këtë të diel teksa ka qenë e ftua në një program televiziv.

Inva ka folur si kurrë më parë për jetën e saj, teksa ka rrëfyer marrëdhënien e saj me prindërit, artistët e mëdhenj Nina dhe Avni Mula.

“Fati më i madh që unë kam patur në jetë është se kam patur ata prindër”, tha ajo.

Sopranoja tha se nëna e saj Nina Mula ka qenë shumë kërkuese me të dhe motrën e saj, ndërsa për babanë, Avni Mula, Inva tha se ka qenë shumë tolerant.

“Kemi qenë shumë të disiplinuara. Babi ka qenë më pak prezent në edukimin tonë. Ka qenë gjithë kohës i angazhuar duke krijuar dhe kompozuar. Kishte autoritet si prind dhe artist”.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *