Rita Ora me një projekt të ri kinematografik

Ylli i Hirushes, Brandy Norwood dhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, i janë bashkuar kastit të “The Pocketwatch”, një vazhdim i filmit origjinal “Descendants“.

Brandy do të rikthehet në rolin e Hirushes, të cilën ajo e luajti për herë të parë në versionin ikonik të “Walt Disney” të vitit 1997 të “Hirushes së Rogers dhe Hammerstein”. Rita Ora do të portretizojë “Mbretëreshën e keqe të Zemrave”.

Ato u bashkohen anëtarëve të kastit të shpallur më herët: China Anne McClain, Kylie Cantrall dhe Dara Reneé.

Gjithashtu kastit i bashkohen Malia Baker (The Babysitter’s Club), Ruby Rose Turner (Disney’s Coop dhe Cami Ask the World), Morgan Dudley (Jagged Little Pill on Broadway) dhe Joshua Colley (Senior Year). Për më tepër, Melanie Paxson (Dealbreakers) do të riprodhojë rolin e saj si Fairy Godmother nga filmat e mëparshëm Descendants.

Filmat “Descendants” shpalosën një mitologji të dy tokave të reja, Auradon idilik dhe Ishulli i Humbur, shtëpia e pasardhësve adoleshente të personazheve më ikonë të Disney-t dhe veçanërisht keqbërësve të tij më famëkeq. Sipas Disney-t, “The Pocketwatch” kthehet në këto vende dhe gjithashtu e çon audiencën në territorin armiqësor të papërfshirë të Wonderland, një vend magjik, misterioz, i bërë i famshëm në Alice in Wonderland.

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, lajmëroi disa kohë më parë se i është bashkuar kastit të aktorëve serive të ardhshme të ‘Beauty and The Beast’ të Disney Plus.

Megjithatë seriali është ndërprerë kohët e fundit për shkak të konflikteve të planifikimit dhe vonesës në elementet krijuese. Madje vetë aktorët protagonistë të serialit, Josh Gad dhe Luke Evans konfirmuan lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ‘Twitter’.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *