Risi në zgjedhjet e 25 prillit/ Do aplikohet verifikimi elektronik, pengon votimin e dyfishtë

Sot ka nisur zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka dalë me lajmërimin e dytë brenda 24 orëve. Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi ka njoftuar se në të gjitha qendrat e votimit do të instalohen pajisjet për verifikimin elektronik.

Në një postim në mediat sociale, ku ka publikuar dhe një video shpjeguese, Celibashi bën me dije se pajisja pengon votimin e dyfishtë.

“Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021. Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë“, shkruan kreu i KQZ. Ndërkohë për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik do të ketë një projekt pilot vetëm në Tiranë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *