Rikthehemi mes jush të barabartë/ Priza.al bën diferencën! Smart media

Priza.al ka bërë një pauz të konsiderueshme, për t’u rikthyer përsëri në formën më të mirë dhe perfekte. Patjetër falenderojmë mesazhet suportuese të lexuesve tanë, që kanë pyetur me kërshëri se kur do nis përsëri rrugëtimin.
Faktikisht ka qenë një periudhë e vështirë ku sulmet kibernetike kanë qenë të shpeshta, kanë dëmtuar por dhe na kanë forcuar dhe ja ku jemi përsëri bashkë…

Priza.al gjatë gjithë kohës është dhe do të mbetet një mbështetëse e fjalës së lirë të popullit dhe së drejtës. Duke i rënë “në kokë” padrejtësive dhe patjetër duke ngelur të pakënaqur pas kësaj. Na vjen keq që nuk mund ti kënaqim të gjithë pasi kjo është e pamundur vetëm ana e së vërtetës do ta ketë këtë privilegj.

Ky vazhdim i gazetarisë së lirë dhe të pa trukuar, do të përcillet në mënyrë “imune” ndaj subjektivitetit. Gazetaria nuk është në emisione me skaleta të gatshme por terreni. Dinozaurët e mediave e dinë këtë por ai kolltuk është mjaft komod ndryshe nga formati që Priza.al do shpalos, e cila do jetë me popullin në hallet e problemet e tyre. Po është e vërtet media po kalon një periudhë tranzicioni ku po shkëputet nga formati i vjetër për ti lënë vendin ueb dhe ueb TV, me gazetare inovativë të rinjë dhe të tjerë me eksperiencë. Por në morinë e gjithë portaleve të hapur, gara për klikime nuk është fokusi jonë por edukimi dhe e vërteta, aspak lajmet “Fast food”. Në këtë tablo do të gjejnë vetën të gjitha grupmoshat…

Me gjithë energjinë e lajmit jemi pranë jush për të edukuar informuar dhe të paanshëm, e vërteta nuk ka shumë këndvështrime e vërteta është vetëm një, Priza.al smart media.

Për çdo denoncimë na gjeni:

Rruga e Elbasanit, Pallati 110, Hyrja 3
[email protected]
[email protected]
+355 68 40 400 65

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *