Rikonstruksioni i Piramidës/ Rama: Së shpejti qendra më e madhe e teknologjisë digjitale në Ballkan

Rikonstruksioni i Piramidës duket se po vjen drejt fundit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme fotot nga transformimi i saj duke shkruar se Piramida së shpejti do të kthehet në qendrën me të madhe të teknologjisë dixhitale në Ballkan.

Kjo qendër do të jetë kryesisht e fokusuar ne arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe ne funksion të artit, kulturës dhe kurseve profesionale.

Piramida do të ketë bibliotekë, salla ku njerëzit mund të mblidhen, si dhe qendër TUMO (një lloj i ri i përvojës arsimore ne kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit). Programet qe do te ofrohen nga TUMO janë: animacion, zhvillim i lojërave, kinematografi, web design, muzike, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelim 3d, programim, robotik, grafike lëvizje, fotografi, media e re.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *