Rihanna zbulon gabimisht gjininë e fëmijës së dytë?

Këngëtarja me famë botërore Rihanna, është në pritje të ëmbël. Por ajo mund të ketë lënë të kuptohet gjinia e foshnjës së saj. Këngëtarja u pa të mërkurën duke blerë rroba për fëmijë në LA dhe fansat me sy ‘shqiponjë’ vunë re se disa nga artikujt që ajo mori.

Në fotot e siguruara nga Daily Mail, krijuesja e hitit “Lift Me Up”,  pa teksa shikonte një veshje rozë të thurur pastel, duke i bërë fansat të besojnë se ajo është në pritje të një vajze.

Disa fansa spekuluan se Rihanna dhe reperi A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, do të presin një vajzë. Një fans shkroi: “Rihanna të shohim mama. Mos luani me zemrat tona. Ne shpresojmë për vajzë”.

Një tjetër tha: “Do të jetë vajzë? Rihanna a është e vërtetë kjo??”

Një tjetër person kujtoi se Rihanna bëri të njëjtën gjë gjatë shtatzënisë së saj të fundit, por përfundoi duke mirëpritur një djalë.

Nuk dihet nëse artistja do e mbajë të fshehtë apo do ta tregojë në një moment të dytë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *