Reshjet e shiut bllokojnë aksin Tepelenë- Kurvelesh, bashkia apelon ndaj drejtuesve të mjeteve

Reshjet e denduara të shiut të rëna gjatë orëve të fundit në vend, kanë krijuar përmbytje në disa qytete dhe bllokim të rrugëve. Shërbimi i emergjencave civile njofton se për shkak të reshjeve të dendura, aksi Tepelenë-Bënçë-Kurvelesh, është i bllokuar nga rrëshkitjet.

Bashkia e Tepelenës apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të përdorin aksin alternativ përmes fshatit Salari, për të shkuar në destinacionet malore të Kurveleshit.

NJOFTIM! SHËRBIMI EMERGJENCAVE CIVILE

PËR SHKAK TË RRESHJEVE TË DENDURA AKSI TEPELENË – BËNÇË – KURVELESH ËSHTË I BLLOKUAR NGA RRËSHKITJET. JU LUTEMI TË ZGJIDHNI AKSIN KURVELESH – SALARI – TEPELENË, DERI NË NJË NJOFTIM TË DYTË PËR NORMALIZIMIN E SITUATËS!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *