Reshjet e dendura të shiut, përmbytje në Shkodër dhe Lezhë, disa zona pa energji elektrike

Reshjet e dendura të shiut që kanë vijuar gjatë gjithë natës kanë krijuar probleme në qytetin e Lezhës. Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe uji ka dalë në sipërfaqe.

Situata më problematike paraqitet në lagjen ‘Besëlidhje’, ku përmbytja ka vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve. Gjithashtu uji ka bllokuar hyrjen e disa pallateve në bllokun e banimit 11 janari. Probleme ka dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona.

Në Shkodër ka gjithashtu problematika, ku raportohet se janë përmbytur mbi 276 ha tokë. Reshjet dhe shkarkimet e detyruara nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit rrezikojnë me përmbytje zonën e Nënshkodrës. Situata është përkeqësuar gjatë orëve të mbrëmjes për shkak të reshjeve me intensitet shumë të lartë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga bashkitë marrjen e masave të nevojshme për njoftimin e popullatës së rrezikuar si dhe rritjen e gatishmërisë për hidrovoret, rezervuaret, infrastrukturën rrugore dhe furnizimin me energji elektrike dhe ujë për banorët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *