Reshjet e dëborës në Dardhë, Theth e Vermosh/ ARRSH: Tregoni kujdes, pajisuni me zinxhirë

Ulja e ndjeshme e temperaturave krahasuar me ditët e mëparshme ka sjellë reshje dëbore në zonat malore. Deri më tani nuk paraqiten probleme në qarkullim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë thirrje për kujdes të shtuar dhe për përdorimin e gomave të dëborës dhe zinxhirëve, sidomos në akset me prezencë të shtuar të dëborës, si ato Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh dhe Dardhë.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore kanë filluar reshjet e dëborës si në Dardhë, Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, pa sjellë probleme për qarkullimin

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të bërë pastrimin e akseve, shpërndarjen e kripës dhe për të mbajtur qarkullimin në normalitet

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” – thuhet në njoftim.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *