Reshje shiu dhe ulje temperaturash, ja si do të jetë moti sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke sjellë mot të qëndrueshëm, por që në zonat malore nganjëherë pritet të ketë dhe reshje.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë:

në zonat malore nga 09°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 23°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 24°C.

Era do të jetë në drejtim Jugor-Jugperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *