Rënia e gurëve bllokon rrugët në Kukës

Rrugët nacionale dhe rurale janë duke vuajtur pasojat e reshjeve të shiut gjatë natës dhe ditës së sotme.

Në të gjitha akset: Kukës-Qafë Mali, Kukës-Has, Has-Tropojë, Kukës-Peshkopi e Kukës-Shishtavec, ka pasur rënie të gurëve dhe dherave, situatë kjo që vështirëson qarkullimin e mjeteve.

Saka, edhe në aksin Kukës-Shishtavec ka patur probleme me qarkullimin e mjeteve ku kalimi i tyre në këto rrugë ka qenë pothuajse i pamundur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *