Refuzoi sanksionet, Vuçiç pret Lavrov në 6 dhe 7 Qershor

Presidenti serb Vladimir Vuçiç vijon të thellojë qëndrimin e tij pro presidentit rus duke refuzuar jo vetëm sanksionet. Këtë herë presidenti serb do të presë në Beograd në një vizitë dy ditore ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov do të zhvillojë një vizitë dyditore më 6 dhe 7 qershor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, shkruan B92 të premten.Zaharova ka thënë se Lavrov në Beograd do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

“Lavrov planifikon të takohet me presidentin, ministrin e Punëve të Jashtme, kryetarin e Kuvendit Kombëtar dhe Patriarkun serb”, tha Zaharova në një konferencë për media.

Ftesa e Serbisë ndaj Lavrovit për vizitë në Beograd dhe refuzimi i shtetit serb për t’i vënë sanksione Rusisë në kohën kur ajo po vazhdon luftën e saj në Ukrainë, është parë si një vendim i gabuar nga ana e diplomatëve të huaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *