Alibeaj “kërcënoi” me bojkot, Balla: Po fyeni zgjedhësit tuaj!

Pas deklaratës së kryetarit të Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj, se ditën e nesërme do të bojkotojnë seancën për votimin e Presidentit, ka reaguar kreu i Grupit të PS, Taulant Balla.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Balla shkuan se bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, dhe se është fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve.

Postimi i Plotë:

PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?! “Të kërkosh suksesin nuk do të thotë të mos bësh gabime, por të mos bësh të njëjtin gabim për herë të dytë”, apo të tretë, – pat thënë George Bernard Shaë. Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, ai është thjeshtë fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *