Realizoi foto nudo në pemën e shenjtë, arrestohet blogerja

Një blogere e huaj në Bali u arrestua dhe do të deportohet shumë shpejt në vendin e saj, pasi realizoi disa foto nudo në një pemë të shenjtë për vendasit, që mendohet të jetë 700-vjeçare.

Aktivistja Ni Luh Djelantik shpërndau në rrjetet sociale fotot ku shfaqej një vajzë që pozonte pranë pemës së Kayu Putih që ndodhet në pjesën e pasme të tempullit të Tabanit, 23 km në veri të Denpasar.

Imazhet u bënë virale dhe vunë në lëvizje autoritetet të cilat ndaluan blogeren, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije. “Mendon se është bukur të dalësh nudo në vendet tona të shenjta? Kthehu në vendin tënd nëse nuk respekton traditën dhe kulturën tonë”, shkoi aktivistja përkrah fotove.

Një ngjarje e ngjashme është shënuar dhe një vit më parë kur influencerja ruse, Alina Fazleeva u deportua nga autoritetet në Bali pasi edhe ajo pozoi nudo pranë pemës së shenjtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *