Raporti për politikën monetare, Sejko: Krijon kushte për qëndrueshmërinë ekonomike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka reaguar në lidhje me politikën monetare.

Në një deklaratë për mediat, Sejko tha se Këshilli i Mbikëqyrjes ka miratuar raportin 3 mujor të politikës monetare.

Sakaq theksoi se ky raport do të krijojë kushte të përshtatshme për ruajtjen e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare.

“Këshilli i Mbikëqyrjes miratoi raportin 3 mujor të politikës monetare. Ky raport konstaton se pasojat e goditjes po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Ky gjykim bazohet në vijimin e pranisë së çmimeve të larta në tregjet botërore, shfrytëzimin e kapaciteteve prodhuese. Në këto rrethane këshilli vijon procesin e normalizimit për politikën monetare. Në këtë mënyrë banka do të krijojë kushte të përshtatshme për ruajtjen e qëndrueshme të ekonomisë shqiptare”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *