Raporti i ISP për sesionin e shkuar parlamentar: Qeveria nuk dha llogari përpara parlamentit; Ja deputetët më aktivë

Institituti i Studimeve Politike ka publikuar ditën e sotme një raport në lidhje me sjelljen e deputetëve në Kuvend. Në raport thuhet se në sesionin që lamë pas, kuvendi nuk ka arritur të ushtrojë kontrollin e pushtetit ekzekutiv, ndërkohë që qeveria nuk ka dhënë llogari përpara parlamentit. Një vëmendje në raport i është dhënë edhe gjuhës bullizuese të përdorur nga deputetët të caktuar në seancat plenare.

“Në dallim nga legjislaturat e kaluara nuk pati bojkotim dhe as kontestim të parlamentit, si dhe sesioni nuk u shoqërua me protesta të dhunshme apo akte politike paralele me parlamentin. Megjithatë as këtë sesion Kuvendi nuk arriti të ushtrojë kontrollin e pushtetit ekzekutiv, qeveria nuk dha llogari përpara parlamentit dhe ky i fundit shpesh e njësoi veten me këtë pushtet” shkruhet në raportin e ISP.

Në lidhje me gjuhën bullizuese, parlamenti vë në dukje përplasjen dhe gjuhën e përdorur nga nënkryetarja e kuvendit Felaj ndaj deputetes Tabaku duke e quajtur atë “grifshë” sipas raportit “Kodi i Sjelljes nuk u respektua dhe masat disiplinore nga Kuvendi ndoqën standarde të dyfishta, duke penalizuar vetëm deputetët e opozitës. Drejtuesit më të rëndësishëm të dy palëve politike ishin edhe bartësit kryesor të kësaj retorike, një zhvillim më negativ në krahasim me dy sesionet e tjera të kësaj legjislature.”

Në vlerësimin e ISP, deputetët me performancën më të lartë ka qenë Jorida Tabaku dhe Erion Braçe ndërkohë që grupet me më pak aktivtet janë ai i PSD dhe PDIU. Qarku më aktiv ka qenë qarku i Fierit ndërkohë që më pak i përfaqësuari ishte ai i Shkodrës. Gratë deputete kanë qenë 6% më efikase se burrat. 22 deputetë kanë zgjedhur që këtë sesion të flasin me “heshtje” pasi nuk marrë pjesë as në diskutimet në komisionet parlamentare.

Erion Braçe dhe Jorida Tabaku janë cilësuar edhe si deputetët më efiçentë në këtë sesion bashkë me deputetin Enkelejd Alibeajn. Në listën e deputetëve më pak aktivë renditen Flamur Noka, Belind Këlliçi, Ornaldo Rakipi, Tomorr Alizoti dhe Rrahman Rraja.

Si grupe parlamentare deputetët e Partisë së Lirisë kanë një eficencë më të lartë me 46.5 pikë nga 100 të mundshme ndërkohë që deputetët e PD janë 41.8 pikë.

Raporti vlerëson si modele pozitive mes deputeteve zonja si Jorida Tabaku dhe Flutura Açka (PD), Emilia Koliqi dhe Ina Zhupa (PD), Antoneta Dhima dhe Etilda Gjonaj (PS) Erisa Xhixho (LSI). Kurse modelet tek deputetët meshkuj ishin ato të Erion Braçe dhe Fatmir Xhafaj (PS), Bujar Leskaj dhe Ferdinand Xhaferaj (PD), Nasip Naço dhe Petro Koçi (PS), Agron Gjekmarkaj dhe Saimir Koreshi (PD).

Sipas rekomandimeve të raportit kuvendi duhet të forcojë mekanizmat e veta të monitorimit dhe të parandalimit të konfliktit të interesit, si dhe të nxisë grupet parlamentare dhe deputetët të marrin pjesë në trajnimemdhe të investohen në tërësi në publik për një imazh më të mirë të parlamentit dhe të jetës parlamentare në Shqipëri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *