2023 parashikohet të jetë vit mjaft i nxehtë; rikthehet fenomeni “El Ninjo”

Rikthimi i fenoment meteorologjik “El Ninjo” gjatë 2023-it do të shkaktojë rritje të temperaturave globale dhe valë të paprecedentë të të nxehtit, paralajmërojnë shkencëtarët.

Sipas Guardian, parashikimet tregojnë se “El Ninjo” do të rikthehet gjatë 2023 , duke përkeqësuar ngjarjet ekstreme të motit në mbarë botën dhe duke e bërë “të mundure” që temperatura globale të rritet me 1.5 gradë Celsius.

Viti 2022 u rendit nga shkencëtarët si viti i pestë i gjashtë më i ngrohtë që është regjistruar ndonjëherë.

“El Ninjo”, i njohur ndryshe si “Luhatja nga Jugu”, është një event natyror që përfshin luhatjen e temperaturës së sipërfaqes së oqeanit Paqësor, që influencon më tej motin në të gjithë botën.

Vala e të nxehtit e dy viteve më parë ishte ndër më agresivet e regjistruara ndonjëherë dhe pati një impakt global ndaj temperaturave, që e futën 2016-n në librin e rekordeve si viti më i nxehtë.

Përveç nxehtësisë, eventi çoi gjithashtu në ashpërsimin e thatësirës në Afrikë, ku rezervat ushqimore u tkurrën në mbarë kontinentin; ndërsa në Amerikën e Jugut përmbytjet vërshuan në Brazil, Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *