Ramës “kërcënoi” me burg kryebashkiakët nën hetim, Manja: Antikorrupsioni ka thelluar hetimet!  Shumë shpejt do kemi rezultatet konkrete

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është duke mbajtur një konferencë për mediat këtë të martë.

Në fjalën e tij, tha se njësia antikorrupsion ka në hetim të gjithë pronat në pjesën e bregdetit.

“Siç e kam deklaruar edhe në dalje më parë, njësia antikorrupsion ka hetime për pronat në të gjithë bregdetin. Do kohën e vet hetimi, kemi në tre zyra vendore të Kadastrës por dhe në dy bashki ku antikorrupsioni ka thelluar hetimet dhe shumë shpejt do kemi rezultatet konkrete. Ajo që dua të them është se abuzimet që po hetojmë janë të natyrës penale”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *