Rama vizitë zyrtare në Londër/ Pritet të takohet me Rishi Sunak

Kryeministri i vendit Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare gjatë kësaj jave në Londër. Ai pritet të takohet me homologun britanik Rishi Sunak ditën e enjte. Krimi dhe emigracioni janë dy çështjet që pritet të diskutohen nga dy krerët e qeverive.

Në fund të takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Rama do të jetë i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Mësohet se ai do të mbajë edhe një leksion të hapur në London School of Economics me shqiptaren Lea Ypi, e cila është një profesore e teorisë politike në këtë universitet.

Në fund të vitit që lamë pas Rama dhe Sunak ranë dakord të thellojnë bashkëpunimin në tri fusha me interes të përbashkët, si lufta kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *