Rama tregon fanatizmin në familje: Daja goditi nënën me shpullë për fundin e shkurtër

Gjatë bisedës me këngëtaren Elhaida Dani të cilën e kishte të ftuar në podcasting e tij të rradhës, kryeministri Edi Rama ka rrëfyer një rast të fanatizmit brenda familjes së tij. Ai tregoi një incident që kishte ndodhur mes dajës dhe nënës së tij pasi kjo e fundit ishte kthyer në Vlorë pas studimeve në Poloni.

Rama tha se kur mbërriti në Vlorë nëna e tij kishte veshur një fund të shkurtër për kohën e atëhershme, i cili nuk i pëlqeu dajës së tij dhe e goditi me shpullë.

“Dhe për ta mbyllur se është histori e gjatë, por për ta mbyllur ime më shkon me studime në Poloni, ku kuptohet gjërat ishin shumë më ndryshe dhe kthehet me pushime në Vlorë me një fund të shkurtër. Kur zbret në stacionin e autobusëve e priste një nga dajat, i cili direkt, direkt ia jep në shpullë. Ajo vjen dhe kuptohet që e priste i ati, i cili e sheh që ishte e shqetësuar, por pa i thënë ajo asgjë.

Ai e thërret dajën dhe i thotë: Zhduku nga shtëpia dhe ti nuk do rrish këtu deri kur kjo të jetë këtu. Shko ku të duash! Dhe asaj i thotë: Ti shko vish kostumin e banjës siç e ke atje në Poloni dhe ne do të shkojmë të dy në plazh’’- tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *