Rama sa herë zihet ngushtë, përmend naftën e Shpiragut: Do të ndryshojë fuqinë ekonomik të vendit

Nga takimi me Dhomën e Tregtisë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është gjetur naftë e cilësisë së parë në malin e Shpiragut, e cila sipas tij nëse testet dalin pozitive, do të ndryshohet fuqia ekonomike e vendit.

Por Rama theksoi se momentin kjo është një ëndërr e bukur pasi nuk ka përgjigje akoma konkrete nga ana e kompanisë SHELL.

“Është ende e pasigurte, pasi kompania SHELL, po bën teste. Sasia e naftës dhe e gazit është gjetur, ku cilësia e naftës është me e larta botërisht. Problemi është tek komercarializimi i saj, pasi është thellë, dhe këtë po SHELL tani, për të parë nëse është sasi e mjaftueshme për të bërë investimin masiv që do të bëhet.

Bëhet fjalë për miliarda euro investim, dhe më pas  të ardhura me kontratat që kemi bërë do të ndryshojnë komplet fuqinë ekonomike të Shqipërisë. Për momentin kjo është një ëndërr e bukur pasi, nuk kemi përgjigje akoma konkrete”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *