9 gjërat që do të ndryshojnë pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës, ja si do të jetë situata jashtë kufijve të Britanisë

Kur Mbreti George VI ndërroi jetë në gjumë në Sandringham, gjatë orëve të para të 6 shkurtit 1952, vajza e tij e madhe Princesha Elizabeth, e cila në atë kohë po vizitonte Kenian me burrin e saj, u bë menjëherë Mbretëresha Elizabeth II.

I njëjti proces i njëkohshëm do të ndodhë tani me vdekjen e Mbretëreshës dhe marrjen e fronit nga Mbreti Charles III, megjithatë pas mbretërimit rekord të saj, heqja e emrit, imazhit dhe ikonografisë së monarkes nga strukturat dhe institucionet në Mbretërinë e Bashkuar e gjithë Commonwealth-in do të marrë shumë më tepër kohë.

Flamujt

Nga flamujt që valëviten jashtë stacioneve të policisë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar deri te flamujt që përdoren në anijet detare kur një gjeneral është në bord, mijëra flamuj të zbukuruar me EIIR do të duhet të zëvendësohen.

Regjimentet ushtarake po ashtu kanë “ngjyrat e mbretëreshës”, shumë prej të cilave janë të qëndisura me ar, ndërkohë flamuri i shërbimit zjarrfikës përfshin inicialet e saj. Ndërkohë vendet e Commonwealth, duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re, kanë ato që ekspertët e flamurit e quajnë “flamujt E” – flamuj personalë për Mbretëreshën që përdoren kur ajo shkon për vizitë. Edhe ato duhet të ndërrohen.

Ka edhe një mundësi që standardi mbretëror, flamuri i katërfishtë që valëvitet kudo që monarku është në rezidencë mund të ndryshojë gjithashtu. Versioni i përdorur nga Mbretëresha përfshin 1/4 që përfaqëson Skocinë (një luan), një për Irlandën (një harpë) dhe dy që përfaqësojnë Anglinë (tre luanët), por asnjë për Uellsin. Kjo pasi ky flamur ka qenë në përdorim që shumë kohë përpara se Uellsi të kishte flamurin e tij kombëtar, të njohur në vitin 1959.

Kartëmonedhat dhe monedhat

4.5 miliardë stërlina me fytyrën e Mbretëreshës mbi to, janë në qarkullin në Mbretërinë e Bashkuar, ose ndryshe e thënë 80 miliardë paund. Zëvendësimi i tyre me alternativa që paraqesin monarkun e ri do të zgjasë të paktën 2 vite.

Kur Mbretëresha mori fronin në vitin 1952, monarku nuk ishte shfaqur ende në kartëmonedha. Kjo ndryshoi në vitin 1960 kur fytyra e Elizabeth II filloi të printohej në kartëmonedhat 1£, në një imazh të krijuar nga projektuesi i kartëmonedhave Robert Austin. Koka e Mbretëreshës gjendet gjithashtu në kartëmonedht 20 dollarëshe në Kanada, në monedha në Zelandën e Re dhe në të gjitha monedhat dhe kartëmonedhat e emetuara nga banka qendrore e Karaibeve Lindore, si dhe në pjesë të tjera të Commonwealth. Modelet e monedhave mund të ndryshohen më ngadalë nëse ndiqet precedenti historik.

Himni

Një nga ndryshimet më të dukshme, do të jetë ai i fjalëve të himnit kombëtar nga “God Save the Queen” në “God Save the King”, megjithëse mund të duhet kohë përpara se të këndohet versioni i ri.

Lutjet

Mbretëresha ishte mbrojtësja e besimit dhe guvernatore supreme e Kishës së Anglisë dhe sigurisht ka lutje për të në Librin e Lutjes së Përbashkët, i cili daton nga viti 1662. Këto pritet të ndryshohen për t’u bërë lutje për Mbretin e ri. Kjo duhet të bëhet me ligj ose me një urdhër mbretëror dhe është bërë për herë të fundit pas vdekjes së Nënës Mbretëreshë.

Kreshta Mbretërore

Kreshta e njohur mbretërore, që paraqet një luan dhe një njëbrirësh kundër një mburoje, përdoret gjerësisht në ambientet qeveritare dhe artikuj të ndryshëm dhe çdo ndryshim do të ishte i kushtueshëm, por mund të mos jetë i nevojshëm. Do të duhej të ndryshonte nëse monarku i ri vendos të përfaqësojë Uellsin.

Mandati Mbretëror

Nga kompania Angostura Bitters në Trinidad Tobago te portieri i Sussex-it, Zack Treliving, mandati mbretëror i Mbretëreshës aktualisht mbahet nga më shumë se 600 biznese dhe persona.

Markat përfshijnë piano Steinway, drithërat Jordans, bizhuteri Gordon’s gin dhe Swarovski, si dhe hidraulikë, prodhues gardhesh, inxhinierë dhe mullinj. Pas vdekjes së Mbretëreshës, ata do të humbasin statusin e tyre, përveç nëse u jepet një urdhër i ri nga pasardhësi i saj ose një anëtar tjetër i familjes mbretërore që bëhet garant. Kjo mund të mos ndodhë shpejt pasi monarku i ri mund të vendosë të rregullojë kriteret që duhet të plotësohen për të pasur mandatin e mbretërisë.

Pullat postare dhe kutia postare

Kutitë postare të postës mbretërore që mbajnë kodin mbretëror të Mbretëreshës Elizabeth, ER, nuk ka gjasa të hiqen. Disa me shifrën GR të Mbretit George VI janë ende në përdorim sot, 70 vite më vonë. Zyra e Postës, megjithatë, do të ndryshojë pullat, duke përdorur një imazh të profilit të monarkut të ri.

Betimet e besnikërisë

Deputetët nuk lejohen të ulen në Dhomën e Komunave, të flasin në debate, të votojnë ose të marrin një rrogë, vetëm nëse zotohen për besnikëri ndaj kurorës dhe Mbretit të ri. Që nga viti 1952, formulimi ka qenë: “Unë (emri i anëtarit) betohem në Zotin e plotfuqishëm se do të jem besnik dhe do të ruaj besnikërinë e vërtetë ndaj Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth, trashëgimtarëve dhe pasardhësve të saj, sipas ligjit. Prandaj më ndihmo Zot.”

Prandaj, deputetët dhe kolegët do të duhet t’i betohen pasuesit të saj. Qytetarëve të rinj britanikë u kërkohet gjithashtu të betohen se do “të ruajnë besnikërinë ndaj Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth të dytë, trashëgimtarëve dhe pasardhësve të saj” dhe Ministria e Brendshme ka të ngjarë ta ndryshojë këtë.

Commonwealth

Vdekja e Mbretëreshës është një moment i pasigurt për disa nga sferat më të gjera të Commonwealth të Britanisë, 14 vende prej të cilave e njohin Mbretëreshën si kreun e shtetit të tyre. Në këto vende, kushtetutat do të duhet të ndryshohen për t’iu referuar pasuesit të saj. Në vende të tilla si Xhamajka, ku ka një lëvizje të fortë pavarësie dhe Belize, këto ndryshime kushtetuese do të kërkojnë gjithashtu një referendum sipas ekspertëve. Kjo pritet të sjellë një moment rreziku për monarkun ri, i cili, pasi Barbados u bë i pavarur në vitin 2021, mund të përballet me humbjen e një pjese tjetër të Commonwealth të Karaibeve.

Pikëpyetje të tilla ka të ngjarë të lindin gjithashtu në vende si Papua Guinea e Re, Ishujt Solomon, Tuvalu, Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Grenada, Saint Kitts dhe Nevis, Saint Lucia dhe Saint Vincent dhe Grenadinet, nëse monarku i ri do mund të emërojë ligjërisht një guvernator të përgjithshëm apo nëse kushtetuta e vendit përkatës nuk do të ndryshohet për t’iu referuar Mbretit dhe vazhdon t’i referohet Mbretëreshës si kreu i shtetit.

Emri i Mbretëreshës është gjithashtu i lidhur në një sërë ligjesh të tjera që do të kërkojnë riformulimin, veçanërisht për vendet më të vogla. Midis monarkive kushtetuese, Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re kanë masa në mënyrë që monarku i ri të bëhet automatikisht kreu i shtetit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *