Rama premtoi rritje pagash, reagon Meta: Po dhunon hapur Kodin Zgjedhor

Kreu i PL, Ilir Meta i ka cilësuar premtime boshe deklaratate kryministrit Rama për rritjen e pagave, ndërsa akuzoi këtë të fundit se po dhunon hapur Kodin Zgjedhor.

“Ai doli thjesht dhe vetëm për të manipuluar me premtime boshe shqiptarët. Ajo që shqiptarët e kanë provuar se qeveria Rama ka rritur koston e jetesës, ndërsa rrogat dhe pensionet gjatë 10 viteve të tij kanë pasur rritjen më të ulët se kurrë ndonjëherë. Është fakt se teksa në periudhën 2005-2-10 u rritën, ky që premtonte rritje. Nga vitit 2013 deri në 2022 u rritën çmimet në mënyrë galoponte.  Është fakt se në qeverisjen e Ramës pagat minimale dhe mesatare janë më të ulëta në rajon dhe në vendet e tjera. Pse priti muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët kur të ardhurat që ka mbledhur shteti i kishte që në fund të dhjetorit të 2022-it.”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *