Rama për Metën: Si votohet Like Floriri që i afrohet PS-së dhe PD-së vetëm për të gllabëruar çfarë të mundet?!

Kryeministri, Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për kryetarin e partisë së Lirisë Ilir Meta. Gjatë takimit me vajzat dhe gratë e Elbasanit, ai pyeti demokratët sesi është e mundur që të votojnë Metën kur ky i fundit i është afruar Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike sa herë që ka pasur nevojë.

Ai tha se Berisha dhe Meta janë të padëshirueshëm nga bashkisa e partnerëve ndërkombëtarë dhe se BE nuk i hap derën njerëzve që janë shpallur “non-grata” nga SHBA.

“Si mund të votoni një njeri tjetër që nuk ka lidhje në botë me të djathtën, Like Floririn i cili sa herë i është afruar PD-së dhe partisë tonë i është afruar vetëm për të kafshuar dhe të gllabëruar çfarë të mundet nga trupi i partisë. Këta njerëz nuk kanë lidhje fare, as me të majtë dhe as me të djathtë dhe janë njerëz të padëshirueshëm për aleatët tanë strategjikë. Europa nuk e ka praktikën të shpallë non grata individë të caktuar por nuk ia hap kurrë derën individëve që i nxjerr non grata SHBA. Atëherë si mundet e gjithë ajo bashkësie njerëzish që besojnë tek e djathta të shkojnë pas një non grate dhe të vendosin kryqin në fletën e votimit për Like Floririn”- tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *