Rama për BBC: Krim mënyra si Braverman u shpreh për shqiptarët, gjuha e saj…

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kritikuar Sekretaren e Brendshme, Suella Braverman dhe e ka cilësuar veçimin e emigrantëve nga Shqipëria si një moment “të turpshëm” për politikën britanike.

Edi Rama, i cili ndodhet në Britani për bisedime me Rishi Sunak, tha se komentet e Bravermanit vitin e kaluar për “kriminelët shqiptarë” që kaluan me varka të vogla në Kanalin e LaManshit, mund të konsiderohen vetë krim.

“Fatkeqësisht, ne e kemi parë veten dhe komunitetin tonë duke u veçuar në këtë vend për qëllime politike. Ka qenë një moment shumë, shumë i turpshëm për politikën britanike,” tha ai për programin Today të BBC Radio 4, shkruan ‘The Guardian’.

Vërejtjet e Braverman ishin një “pikë e ulët”, tha ai, duke shtuar se vullneti politik për të kapërcyer përkeqësimin e marrëdhënieve ka mbetur.

“Ajo që është thënë nga anëtarët e kabinetit, duke filluar me sekretarja e brendshme, [është] veçimi i komunitetit tonë, që nuk është diçka që ju bëni në qytetërimin tonë dhe është diçka që nuk përfaqëson fare Britaninë” – tha ai. “Ne gjithmonë do të refuzojmë ta kemi këtë përzierje mes disa kriminelëve dhe shqiptarëve si të tillë, sepse dhënia e një vule etnike krimit në vetvete është krim”.

Braverman tha në parlament tetorin e kaluar: “Nëse Laburistët do të ishin në krye, ata do të lejonin të gjithë kriminelët shqiptarë të vinin në këtë vend, do të lejonin të gjitha varkat e vogla të vinin në Britaninë e Madhe, do të hapnin kufijtë tanë dhe do të minonin totalisht besimin e popullit britanik në kontrollin e sovranitetin tonë”

Sekretarja e Brendshme u akuzua gjithashtu për përdorimin e gjuhës nxitëse kur tha se bregdeti jugor i Anglisë po pushtohej nga azilkërkuesit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *