Rama nis sot vizitën zyrtare 3-ditore në Londër

Kryeministri i vendit Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Londrës, atje ku do të qëndrojë 3 ditë në kuadër të një vizite zyrtare. Ai do të pritet nga homologu Rishi Sunak, me të cilin do të takohet për herë të parë.

Të dy krerët e qeverive kanë biseduar më herët me anë të telefonit për cështjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë.

Rama më parë e ka quajtur diskutimin në parlamentin anglez për emigrantët si një dështim i brendshëm i qeverisë për të menaxhuar kufijtë e saj, ndërsa britanikët publikonin shifra duke thënë se shqiptarët kryesonin listën e atyre që futeshin në ishull me varka të vola e gomone përmes tunelit të Lamanshit.

Tashmë Rama e Sunak do të takohen ballë për ballë për të folur lidhur me politikat britanike të kthimit të emigrantëve të paligjshëm dhe zbatimin e një marrëveshjeje dy palëshe për riatdhesimin e tyre.

Lufta e përbashkët në luftimin e krimit të organizuar do të jetë pjesë e bisedimeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *