Rama nga Devolli: Bashkia nuk mund të kthehet në front lufte, duhet të ecim vetëm përpara

Devolli ishte ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku mbështeti kandidatin socialist për këtë bashki.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, është vendosur vetëm për të krijuar konflikt mes bashkisë dhe qeverisë.

Sipas Ramës, Devollit i duhen njerëz të punës dhe socialistët e kanë treguar punën që kanë realizuar këto 4 vite në këtë bashki.

“Më mjafton se kush e sjell për dhëndër këtu, që t’iu them mos fusni sherrin në bashki, mos fusni në qytet, mos fusni sherrin në komunitet, sepse është pak mbase, por shumë e sigurt, nuk e sjellin këtu për punë, por e sjellin për sherr. E sjellin për ta kthyer bashkinë në një kështjellë lufte me qeverinë, e sjellin që me ato fonde që ne japim, ca i çojnë në shtëpi, ca t’i marrin për të paguar autobusë e për të nisur njerëz në Tiranë, që të bërtasin atje Rama ik, ka 10 vjet që bërtasin, unë vetëm vij, nuk iki. Nuk kam ardhur në Devoll ndonjëherë dhe nuk kam vajtur ndonjëherë në ndonjë bashki për t’i fryrë ndonjë sherri dhe për të bërë politikë të madhe me komunitetet që kanë nevojë për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre, që nga ato më të voglat, deri te ato më të mëdha.

Nuk ka nevojë shumë për fjalë as këtu, sepse punët kanë folur vet dhe flasin vet, si ishte Devolli përpara se sa ju të na jepnit mundësinë ta drejtojmë dhe si është sot. Edhe këtu kujtoj një periudhë që kishit një kryetar bashkie që ishte i atyre që kthehej vetëm mbrapa, jemi përpjekur ta mbështesim, kemi bërë edhe ndonjë gjë me të, por vështirë shumë, humbje e madhe kohe, humbje e madhe e energjisë, njerëz të çuditshëm. Ju lutem shumë, mos e bëni gabimin që të humbisni edhe 4 vite të tjera, se nuk ka kohë për të humbur., Duhet të shkojmë vërtet vetëm përpara”, theksoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *