Rama në Bosnjë-Hercegovinë, takohet me Kryetaren e Këshillit të Ministrave

Sot është dita e dytë e turit ballkanik të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Bosnjë-Hercegovinë, nga ku është takuar me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas do të ketë një konferencë për shtyp.

Pas vizitës në Sarajevë, Rama do të ndalet Malin e Zi. Kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 nga kryeministri Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.

Çfarë ndodhi ditën e parë të turit ballkanik të Ramës?
Turin Ballkanik kryeministri Rama e nisi nga Maqedonia e Veriut për diskutimin dhe koordinimin e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që do të organizohet në Tirana nga qeveria shqiptare. Rama tha dje se ka ardhur koha që BE të ndihmojë financiarisht më shumë rajonin. Pas vizitës në Shkup, kryeministri Rama vizitoi Kosovën, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe kreun e Kuvendit Glauk Konjufca. Albin Kurti refuzoi takimin edhe pas thirrjes së kreut të qeverisë se dera i hapet edhe hasmit. Në një emision televiziv, Rama kritikoi ashpër Kurtin se po izolon Kosovën dhe se po humbet një mundësi historike, duke refuzuar draftin për asociacionin të propozuar prej tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *