Rama ndan videon nga atraksionet turistike të Shqipërisë

Kryeministri Rama ka ndarë në profilin e tij në Instagram, një video ku përmblidhen pamje nga vendet më të bukura në Shqipëri, të cilat janë atraksione të turizmit veror dhe destinacionet më argëtuese për t’u vizituar gjatë verës.

Ai ka renditur disa pika turistike të cilat njihen dhe kanë bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.

Kryeministri ka vendosur në krye Ksamilin, i cili u cilësua së fundmi ‘Maldivet e Evropës’ nga revista ‘The Sun’ dhe pas tij janë shënuar disa vende të tjera të cilat nuk duhen humbur pa u vizituar këtë verë.

Ksamili, Mrizi i Zanave, Shkodra, Himara, Kruja, Butrinti, Kukësi dhe shumë zona të tjera janë prezantuar me përshkrime nga kryeministri i cili ka zgjedhur t’i promovojë duke i përmendur veçantitë e tyre.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *