“Rama na ngul thikën e ne të bërtasim Shqipëri?!” Ekonomisti i njohur kosovar revoltohet me komentuesen nga Shqipëria (përgjigja e saj nuk duhet humbur)

Emanuel Bajra, ekonomist i njohur në Kosovë është një nga intelektualët më aktivë në media dhe rrjete sociale në temat e ndarjes së Kosovës nga Shqipëria.

Bajra, i cili jeton në Londër, është politikisht afër Kurtit. Ai është ideator i Fondit Sovran të Kosovës, një mekanizëm i ngjashëm me Fondin Shqiptar të Zhvillimit në Shqipëri dhe që pritet të miratohet me ligj të posaçëm këtë muaj në Kuvendin e Kosovës, – raporton gazeta DITA.

Krijimi i Fondit Sovran është një nga premtimet kryesore elektorale të Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Bajra ka postuar së fundmi një “teori konspirative” për përplasjet politike mes Tiranës e Prishtinës, lidhur me situatën në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Që nga momenti kur ish-spiunja e Kosovës bëhet krye-spiune e Ramës, raportet Kosovë-Shqipëri ndërrojnë për të keq. Një ish-spiune e Kosovës, që e njeh mirë pjesën veriore të Kosovës, me eksperiencë në shërbim inteligjent dhe me një stazh jo edhe të vogël, prej momentit që bëhet kryespiune e Ramës, situata në veri të Kosovës përkeqësohet. Një ish-spiune e Kosovës që di një pjesë të mirë të sekreteve shtetërore të vendit tonë, ikën te Rama dhe ky i fundit frynë gjoksin si gjeli dhe i turret Kosovës… A thua të gjitha këto janë një koincidencë?” – shkruan Bajra.

Një komentues poshtë postimit, debaton me të duke i thënë fillimisht të mos i fryjë më zjarrit të përçarjes. Më poshtë, replikat mes të dyve:

“Emanuel Bajra, në Shqiperi eshte protestuar dhe me pas protestuesi eshte tradhtuar. Madje eshte vrare. Protestat duan dhe fonde, duan dhe organizim. Por me zemer Shqiperia ka qene perhere me Kosoven. Une kam strehuar familje nga Peja ne shtepine time ne kohen e luftes. Mijera te tjere vepruan si une dhe prinderit e mi. Mos ia futni kot, se ketu nuk behet fjale per Edvinin apo Albinin. Tregohuni te logjikshem se ne Beograd jam e sigurte, po qeshin me ne” – shkruan komentuesja.

Marrë nga Gazeta Dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *