“Rama na dominon në Tik Tok”, Berisha: Socialistët kanë 2-fishin e postimeve se ne, por s’kanë interesin e publikut

Kryetari i PD, Sali Berisha ka porositur strukturat e Partisë Demokratike që të shtojnë angazhimin në rrjetet sociale si formë komunikimi me shtresën gri të elektoratit.

Berisha u shpreh se sot partia në pusht ka një dominancë me postimet në rrjetet sociale edhe pse sipas tij interesi për ta është dy herë më i ulët se për opozitën.

“Partia në pushtet sot na dominon në rrjetet sociale. Kanë më shumë se 2-fishin e postimeve në krahasim me ne. Por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i madh për opozitën.

Por sa e shfrytëzojmë ne këtë gjë?! Duhet të ecim drejt shtresës gri. Kjo përcakton fitoren. Duhet të jemi në lartësinë e misionit. Kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. Çdo anëtar i yni të bëjë takime”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *