Rama mesazh nga Hiroshima për 1-vjetorin e luftës në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me një mesazh për luftën në Ukrainë, pasi ditën e sotme shënohet një vit që nga nisja e saj. Kreu i shtetit e xhiroi videomesazhin nga Hiroshima, pasi prej ditësh ndodhet në një vizitë zytare në Japoni. Rama theksoi se ‘tashmë është e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën’.

“Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh por ja ku jemi sot, 1 vit rezistencë, arritje, nën lidershipin guximtar të presidentit Zelensky.

Me mbështetjen e botës demokratike dhe tanimë është e qartë se e gjithë Rusia nuk mund ta fitojë luftën. Ja ku jemi këtu, dëshiroj të shtoj që kam nderin ta bëj këtë mesazh këtu nga Hiroshima pas një momenti të gjatë dhe jashtëzakonisht të veçantë nderimi në memorialin e të zhdukurve nga goditja e bombës atomike dhe pastaj në muzeun e tmerreve të bombës atomike.

Shtoj që të luash sot me fjalën bombë atomike sikur flet për kukulla është vërtet një turp i civilizimit tonë dhe kjo e bën edhe më të rëndësishme mbështetjen për Ukrainën, aleancën e të gjitha vendeve demokratike dhe mbi të gjitha vendosmërinë e secilit që ka respekt për lirinë, vlerat e demokracisë në mënyrë që e shkuara të mbetet e shkuar dhe çdo përpjekje të dështojë” – tha  ndër të tjera Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *