Rama komenton përplasjen tek FRD: Meta është me çrregullime të dukshme

Kryeministri Rama ka reaguar pas situatës së pazakontë që u përfshi presidenti, e ku situata agravoi me përleshje fizike. Rama ka thënë për kreun e shtetit se ka çregullime të rënda.

“Më lejoni që të mos bëj asnjë koment, sepse jemi në kushtet e një shfaqjeje që është klinikisht e rëndë, dhe që natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdoqoftë e jo më me dikë që është President i Republikës dhe është me çrregullime të dukshme”, është shprehur Rama.

Një ditë më parë, Meta është përplasur fizikisht me efektivët e Policisë Bashkiake, ndërsa u ka kërkuar që të largohen dhe kërcënuar me heqje lirie.

“Ça bëhet kështu more? Kjo Bashki është bandë, opozita të zgjohet. Kështu e duan këta? Ore do t’ju çoj në burg me duart e mia. Përjashta, përjashta, përjashta, Përjashta, s’dua asnjë fjalë”, dëgjohet Meta në videon e shpërndarë në media.

Por përplasja fizike mes presidentit Ilir Meta, mbështetësve dhe kreut të FRD, Sali Shehu me policët bashkiakë ka vijuar edhe për disa minuta, derisa të gjithë kanë dalë jashtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *