Rama i ‘mburret’ tropojanëve: Ne mbrojtëm familjet dhe bizneset e vogla nga rritja e çmimit të energjisë

Kryeministri Edi Rama, tha se lufta në Ukrainë ka shkaktuar dëmet e saj duke ndikuar kështu edhe në inflacionin në vend.

Gjatë fjalës së tij, në takimin e zhvilluar me qytetarët në Tropojë Rama deklaroi se kriza energjetike është ulur këmbëkryq në të gjithë Europën ku çmimet e energjisë kanë shkuar në stratosferë. Duke u ndalur te Shqipëria, Rama tha se qeveria ka vendosur mburojë duke financuar 80% të faturave të energjisë, për ta mbajtur të pandryshueshëm çmimin për familjet dhe biznesin e vogël.

“Lufta në Ukrainë nuk është një luftë që synon Ukrainën dhe projekti i Kremlinit nuk është të aneksojë disa copa në Ukrainën Lindore, por qëllimi është të gjunjëzojë të gjithë Evropën. Plagët e mëdha hapen në Ukrainë, por lufta na ka prekur të gjithëve, pasi kthimi i energjisë në armë dhe inflacioni i luftës janë të dyja të menduara shumë mirë për të trazuar vendet e perëndimit dhe për të prekur sa më thellë njerëzit në këto vende. Këtë krizë nuk e kemi sjellë ne, apo një pasojë e moszhvillimit ekonomik dhe financiar të vendit. Inflacioni i luftës është një koncept i njohur si po prek në të gjithë hartën e Evropës. Rritja e energjisë kërkon të krijojë një koktej vrastar së bashku me inflacionin.

Unë kam dal dhe e kam paralajmëruar këtë gjë para se të fillonte lufta. Më akuzuan se kjo është një sajesë dhe një përpjekje e Ramës për të shpikur një krizë pasi ai vetëm në kriza di çfarë të bëjë. Ne vendosëm që në fillim të luftës të ngremë një mburojë financiare që familjet dhe biznesi i vogël të mos preken nga rritja e energjisë. Në ato fatura ju vazhdoni të paguani çmimin e para krizës, duke paguar 20% të faturës, 80% i paguan shteti”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *