Studenti nga Tropoja i tha së kërkon punë/ Rama: Nuk të marrim për dore, apliko në portal

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim me të rinj të Tropojës në një nga shkollat e vendit.

Një prej studentëve në sallë i tha Ramës se kërkon punë, por ky i fundit i tha që të aplikojë tek portali qeveritar.

Rama i siguroi studenti se nëse ky i fundit ka siguruar pikët e duhura atëherë do të punësohet.

“Nuk marrim prej vitesh infermierë për dore që t’i çojmë në punë. Dikur bëhej me parti, me krushqi, me ryshfet. Nuk ndodh më. Bëhet përmes portalit. Nuk kemi mungesë për fat të mirë burimesh njerëzore. Edhe pse ka plot vajza dhe djem që mbarojnë studimet dhe largohen në Gjermani. Nuk e di për çfarë arsye s’e ke bërë portalin. Kur të bëhet provimi, do marrësh pikët dhe në bazë të tyre mund të marrësh edhe vendin e punës. Sapo të bëhet konkursi, kë bërë gjënë e duhur dhe do hysh në punë patjetër”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *