Rama e nis ditën me pamje nga punimet e tunelit të Llogarasë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetin social “Facebook”, ku ka ndarë pamje nga punimet në Tunelin e Llogarasë.

Rama shkruan se pas hapjes 100% të tubi të parë në tunelin me gjatësi prej 6 km, vazhdojnë punimet për hapjen e tubit të dytë.

Postimi i plotë: 

“MIRËMËNGJES
dhe nga Tuneli i Llogarasë, ku pas hapjes 100% të tubit të parë në tunelin me gjatësi prej 6 km vazhdojnë punimet për hapjen e tubit të dytë i cili deri tani ka arritur në 4.670 metra, dhe ku në total janë hapur 9 tunele lidhëse nga 11 gjithsej, ju uroj një fundjavë të mbarë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *