VIDEO/ Rama: 25 prilli dita kur të djathtët do të çlirohen nga demoni Sali Berisha

Kryeministri Rama e ka nisur fjalimin e tij në fushatën përmbyllëse të PS-së duke përshëndetur djalin e tij të vogël Zaho, i cili sipas Ramës, donte të ishte i pranishëm në këtë takim, por nuk e lejoi e ëma, Linda.

“Dua të përshëndes Zahon nga këtu, sepse donte të vinte, po Linda i tha “Zaho ti nuk mund të shkosh, se ti nuk voton’. Zaho tha ‘kur do të votoj unë’. Linda i tha “Do votosh kur të rritesh’. Zaho: Po mirë, kur të rritem, ti do më votosh mua?’”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se PS është e ardhmja, ndërsa PD e shkuara. Sipas tij, 25 prilli është dita kur PD duhet të çlirohet nga demoni që po e lë pas Shqipërinë, dhe këtu i referohet ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Thika e urrejtjes dhe e ndasisë është futur deri në kockë dhe pasi ndalon njerëz dhe të lësh viktima do të thotë që për ty njerëzit janë njerëz vetëm kur futen në autokolonën tënde, dhe ky episod tragjik duhet t’i bëj të gjithë shqiptarët të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë mund t’i bëjnë vendin edhe pas 30 vitesh dhe të kujtosh se sa herë ka pasur humbje jete, plagë të shkaktuara jo nga Zoti, por nga robi, aspak çuditërisht ato lidhen me ta dhe sot të jesh i djathtë, mund të jesh kundër nesh është normale, por nëse sot si i djathtë ti ia do të mirës asaj force që ende sot e mban demonin brenda, ti duhet ta çlirosh nga demoni duke e braktisur në 25 prill.

25 prilli dita që duhet të çlirohet nga demoni, që i detyron shqiptarët të kthehen në rrethin vicioz, ato janë rruga e të shkuarës, PS e ardhmja. Kur njeriu shkon dhe voton, përgjithësisë gjykon të tashmen dhe e tashmja e tij e zvogëlon peshën që ka vota se mund të ketë një hall që lidhet me pragun e shpisë dhe nuk i bën përshtypje asgjë që ndryshon larg atij pragu, dhe ky pragu e bën të thotë “nuk i votoj këta”.


TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *