Qytetarët nga Kosova drejt bregdetit shqiptar, radhë automjetesh

Të favorizuar nga temperaturat e larta, qytetarët nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të pushuar. Infektimet me koronavirus në të dy vendet, nuk e ka zbehur aspak dëshirën e qytetarëve nga Kosova për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri. Edhe këtë fundjavë, në pikën kufitare të Morinës pati radhë të gjata automjetesh.

Sipas policisë kufitare, këtë të shtunë në territorin shqiptar hynë më shumë se 5 mijë qytetarë. Në kufi është punuar me 6 sportele shtesë, megjithatë qytetarët kanë pritur në radhë për shumë minuta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *