“Qofsh i xhenetit”/ Ronaldo Sharka reagon ashpër pas postimeve në rrjetet sociale

Ndodh shpesh që në rrjetet sociale të gjeni informacione të gabuara, të pasakta dhe të rreme. Kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë, ku në rrjetin social “TikTok”  është bërë virale një foto e Ronaldo Sharkës, në të cilën shkruhej:

“Vllai jonë qofsh i xhenetit”, duke lënë të kuptohet se ka ndërruar jetë.

Lidhur me këtë lajm të rremë ka reaguar vetë ish-banori i “Big Brother VIP”. Ai ka bërë një postim në “Instastory”, ku për personin që ka bërë këtë postim shprehet “të sëmurë mendorë, njerëz të lig”.

“Të sëmurë mendor, njerëz të lig. Hiqjani telefonin këtyre kalamajve që përdorin TikTok dhe bëjnë shaka të tilla, dhe aq më tepër me një njeri që ende ka të freskëta imazhet e vdekjes së të atit! Nuk më ka interesuar kurrë asnjë koment apo video tallëse në rrjet kundrejt meje, por kjo është e tepërt! Turp! Brez muti”,– shkruan Ronaldo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *