Qeveria është vetëm një njeri, të tjerët janë të lirë të bëjnë gafa

Qeveria është vetëm një njeri, të tjerët janë të lirë të bëjnë gafa, absurde; por perceptim i drejtë.

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi e merr me sportivitet serinë e gafave që bën në daljet publike. Pak ditë më parë ajo kërkoi ndjesë për “diellin e tepruar”, javën e kaluar premtoi “zero taksa për taksat”, ndërsa kohë më parë tha se “nuk kishte kohe” për një ngushëllim për familjen e vogëlushit 8-vjeçar Mateo Vasiu. Por, gafat kanë nisur kalvarin e tyre shumë kohë më parë me prindërit “babai i saj lotoi kur takoi prindërit e saj”.

Duke bërë një analizë, ka shumë të drejtë Bora, është shumë naive dhe e sinqertë për të bërë “laje lule” një qeverie që pa makijazh e ka të vështirë të mbijetojë dhe të sulmosh seriozisht Bora Muzhaqin për disa lapsuse në publik, është e padrejtë.

“Me kohën do mësohem”, shfajësohet Bora Muzhaqi.  Ne si popull kemi 30 vite që po i japim kohë politikanëve për të mësuar. Më pas ata mësojnë jo vetëm aq por dhe se si të vjedhin. Largohen me ndonjë ishull privat dhe  vjen kasa e radhës, bëhen eksperta të gënjeshtrës mashtrimit dhe vjedhjes dhe më pas, përsëri e përsëri qarku nuk ndalon kurrë së rrotulluari në vete.

Teorikisht rinia shqiptare  po bëhet eksperte e mashtrimit.

Lind pyetja PSE?

Sepse të gjithë po punojnë në Call Center duke mashtruar të tjerët  për të fituar sa më shumë kontrata dhe pikë. Bravo po diplomojmë një rini me aftesi te avancuara në emër të bindjes kundrejt marketingut (që është mjeshtre e mashtrimit).

Ndërkohë me politik ka kush merret, fusim disa naiv e të pastër për të dhënë idenë, që ata nuk vjedhin e nuk mashtrojnë dot, sepse është jashtë natyrës së tyre.

Duke nxjerr një të vërtet tjetër në dritë që pushtetin përpara se ta meritojnë këta individ u jepet një pozicion ende pa mësuar ndoshta dhe ligjërimin por, i hipën në postin më të lartë pas atij të Kryeministrit.

Javën e kaluar, kreu i qeverisë u detyrua të “shfajësohej” kur Blendi Fevziu i transmetoi pamje të ministres së tij Edona Bilali që e krahasonte Ramën me Zeusin. Përtej humorit, pyetjet që lindin janë disa.

A ka një sistem karriere brenda partisë në pushtet dhe në përfaqësimin politik në qeverisje?

A ka një proces filtrimi dhe peshimi kontributesh apo çdo emërim është në varësi të humorit të ditës së kreut të qeverisë?

A ekziston një proces konsultimi, krahasimi dhe konfirmimi kur emërohet dikush, diku?

Lindita Nikolla e thoshte me  krenari që, detyrën si kryetare Kuvendi e mori vesh vetëm kur Edi Rama lexoi në Asamblenë e PS-së listën me të emëruarit e rinj në postet drejtuese të shtetit.

Asnjë proces dialogu paraprak, asnjë bisedë për të kuptuar nëse interesat politike dhe vizionet përputhen.

Meqë ra fjala, edhe në “Përputhen” ka një proces njohjeje reciproke për të kuptuar nëse rrugëtimi dashuror mund të bëhet së bashku apo jo. Edhe Mevlani kreu disa njohje dhe më pas e kuptoj se duhet të vazhdonte karrierën. Ndërsa piramida e shtetit sot funksionon ndryshe.

Karriera politike e dikujt nuk është pasojë e punës dhe kontributit profesional.  E kundërta ndodhë…

Karriera mund të ndërpritet në mënyrë aq arbitrare,  aq lehtë sa mund të promovohet një i panjohur, për të cilin duhet t’i drejtohesh “Google search”. Askush nuk di ç’detyrë ka, deri ditën që “Shefi i Madh” i lexon emrat një nga një dhe u jep secilit nga një detyrë dhe rrjedhimisht mbajtur nëpër duar fijzat e secilit, ku dhe luan drama dhe komedi sipas rastit.

Ju sjell në vëmendje, një të gjithë-ditur e të shumë lexuar, një që përmendete vargjet e Naimit  dhe bëhej çorbë me këto të fundit,  e kam fjalën për famozin dhe virtuozin Gent Cakaj.  Pa më të voglën mëdyshje, Cakaj ishte më i ditur se Besnik Mustafaj, Arta Dade, Paskal Milo, e më i ditur se Fan Noli, Iljaz Vrioni etj.

Në një vend normal, të bërit ministër mendohet si kulmi i një karriere politike.

Kjo karrierë presupozon një CV-i e pasur profesionale dhe zotërimin e artit të komunikimit. Qeverisja e Edi Ramës sot është një autoshkollë politike, ku të preferuarit “mësojnë dorën” ose në rastin konkret, gojën.

Sa ministra të qeverisë sheh sot në debatet televizive për çështje të ditës? Cili është fjalimi i fundit i një ministri që ka ngelur në mendje?

Personalisht e gjithë lista që më vjen në mëndje janë nga parlamenti i  Kosovës që kosovarët zgjedhin;  dhe jo ministrat që ne huazojmë/Priza.al

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *