Qeveria e Maqedonisë: Përdorimi i kanabisit nuk është vepër penale

Qeveria e Maqedonisë ka bërë një deklaratë për mediat ku thotë se përdorimi i kanabisit nuk është vepër penale.

“Përdorimi rekreativ personal i kanabisit edhe sot nuk është vepër penale, megjithatë praktika tregon se në terren ekzistojnë paqartësi dhe kemi situatë kur persona të cilët përdorin kanabis për nevoja personale dhe ngarkohen gjoja për qëllime shitjeje”– thuhet në një deklaratë nga Qeveria.

Nga Qeveria presin që me ndryshimet në Kodin Penal të cilat janë në vijim, të vërtetohet me një formulim të qartë që përdorimi personal nuk është vepër penale.
Sipas mediave maqedonase, do të jetë e nevojshme të përcaktohet termi përdorim personal, për të cilin kërkohen zgjidhje ligjore dhe normative.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *