Qeveria bën gati pr.ligjin për kultivimin e kanabisit

Kryeministri Edi Rama ka bërë gati projektligjin për kontrollin dhe kultifikimin e kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të kësaj bime për qëllime mjekësore dhe industriale. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për kultivimin, prodhimin dhe qarkullimin e kontrolluar të bimës dhe nënprodukteve të kanabisit, për përdorim mjekësor dhe industrial, përmes subjekteve të licencuara dhe nën mbikëqyrjen e Agjencisë Kombëtare të Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale dhe Prodhimit të Nënprodukteve të saj.

Subjektet që pajisen me lejen e kultivimit të cilët ushtrojnë aktivitet si persona juridikë, persona fizikë ose si fermerë. Do të krijohet Agjencia Kombëtare e Kontrollit dhe Monitorimit të Kultivimit dhe Përpunimit të Bimës së Kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale dhe Prodhimit të Nënprodukteve të saj.

Agjencia organizohet dhe funksionon në nivel qendror, si person juridik publik me seli në Tiranë dhe do të jetë në varësi të ministrit përgjegjës për Shëndetësinë. Agjencia e shtrin veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunon me institucionet e administratës shtetërore në nivel qendror dhe vendor.

Vendimi se Shqipëria do të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore u mor me 61% vota pro të atyre që morën pjesë në procesin e Këshillimit Kombëtarë të publikuara sot nga Kryeministria. 61% e qytetarëve kanë votuar “pro” për kanabisin mjekësor, që sipas Edi Ramës do të rrisë ekonominë e vendit dhe do të hapë vende të tjera pune. Rama premtoi se do e çonte deri në fund vullnetin e qytetarëve, por ka hasur me shumë kritika, madje dhe nga persona pranë tij, si ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *