“Pusho ti, pusho se ta kam inatin pederast”, Rezart Veleshnja nuk përmbahet ndaj Agron Llakajt: Të t’i themi edhe ne ato gjëra që dimë për ty?

Aktori i spektaklit të humorit “Portokalli”, Rezart Veleshnja, duket se ka hatërmbetje me Agron Llakajn. E gjitha nisi nga një skeç në emisionin “Al Pazar”, ku aktorët e këtij spektakli imituan emisionin “Për’puthen”.

Në një pjesë të rolit, Llakaj i është drejtur aktorit që luante personazhin e Arjan Konomit me fjalën “pederast”, gjë që ka nxitur revoltën e Veleshnjas.

Aktori i “Portokalli-së” u shpreh së fundmi në “Shqipëria Live” se Agron Llakaj i bën ato humore sepse aq e ka kapacitetin, ndërsa “kërcënoi” Llakajn se edhe ata dinë disa gjëra për të.

“Imitohet “Përputhen” në një emision te “Vizion Plus” dhe aktori Agron Llakaj i thotë personazhit që supozohej që ishte Arjan Konomi “pusho ti, pusho se ta kam inatin, pederast”.

Meqënëse gjeta rastin, por ç’është kjo pederast? Arjan Konomi nuk është “gay”, pse i vë emrin dhe e bën “gay”? Se dimë edhe ne për ty Goni disa gjëra, të t’i themi ne ty ato.

Goni nuk e ka bërë këtë se ka inat, por e ka bërë se kaq e ka kapacitetin dhe e vetmja gjë që mund të bëjë për të qeshur është t’i thojë atij…”, tha Veleshnja në emisionin “Shqipëria Live”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *