Punonjësi i “Megatek” humbi jetën pas aksidentit në vendin punës; në pranga një person (Emri)

Shtetasi Eduart Dauti, 61-vjeç është arrestuar nga policia pasi ditën e djeshme ka aksidentuar për vdekje në vendin e punës kolegun e tij. Ngjarja ka ndodhur në qendrën tregtare “Megatek”.

Policia, me anë të një njoftimi zyrtar, bën me dije se ngjarja ka qenë aksidentale. 61-vjeçari ka qenë duke drejtuar një mjet pune në momentin kur ka aksidentuar punonjësin Ledjan Dervishi. Ky i fundit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, pas plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet pune (pirun) dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar shtetasin L. D., i cili ka humbur jetën më pas, në Spitalin e Traumës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *