Klea Huta reagon ashpër pas ‘avantazhit’ të Kiarës: E shëmtuar…

Si lidere e shtëpisë, Kiara Titos mbrëmjen e djeshme, iu dha një avantazh në lojë.

Moderatorja pati mundësi të merrte informacion nga jashtë, si ishte interpretuar loja e saj deri tani në “BBV”.

Produksioni kishte përgatitur për të një klip me disa nga titujt e lajmeve që kanë qarkulluar këto kohë në lidhje me të dhe situatat që është përfshirë brenda shtëpisë. Pjesë e klipit ishte edhe reagimi i Efit në lidhje me “dhunën” që u konsiderua situata e saj me Luizin tek lavamani.

Po ashtu edhe reagimet e fundit të Kejvina Kthellës nuk munguan.

E gjitha kjo përnjëherësh ishte si një tronditje për Kiarën, e cila doli shumë e prekur nga dhoma e rrëfimit.

Në lidhje me këtë avantazh, pra informacionin që iu dha nga jashtë ka reaguar edhe shoqja e Kiarës, Klea Huta. Kjo e fundit me anë të një postimi në Instastory, ka shprehur revoltën e saj për klipin që iu servir Kiarës, duke e cilësuar një përmbledhje të shëmtuar.

Përpos kësaj, Klea ka ndarë në Instagram edhe kuptimin e fjalës avantazh në fjalor. Duke dashur të tregojë që kjo fjalë do të thotë një përfitim, një epërsi dhe jo një goditje që sipas saj iu bë Kiara Titos.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *