Publikohet teza e provimit me zgjedhje disa minuta pasi maturantët futen në sallë

Sot po zhvillohet provimi i fundit nga Matura Shtetërore 2023, ajo e lëndëve me zgjedhje. 30 mijë maturantë po i nënshtrohen testit, i cili ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Por vetëm 20 minuta pas fillimit të provimit, në rrjet është duke qarkulluar teza e provimit të Ekonomisë, një prej lëndëve që mund të zgjidhej nga maturantët.

Por kjo nuk është hera e parë që teza e provimit qarkullon në rrjet, vetëm disa minuta pasi maturantët fillojnë testimin, pasi një fenomen i ngjashëm ka ndodhur edhe për tezat e provimit të Gjuhës së Huaj, Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, apo edhe të Matematikës. Të gjitha testet u publikuan 30 minuta pasi maturantët filluan provimin.

Sot janë mbi 30 mijë maturantë që po i nështrohen testit, i cili vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, mund të ri-japin provimin në shtator. Deri më tani kanë dalë notat e Gjuhës së Huaj dhe asaj të Letërsisë, ndërsa ende nuk janë korrigjuar provimet e Matematikës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *