Publikohet raporti për emigrantët, deputetët britanikë: “S’ka arsye për të pranuar kërkesat për azil të shqiptarëve”

Një grup deputetësh britanikë të Komisionit të Punëve të Brendshme kanë hartuar një raport në lidhje me emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas këtij raporti, emigrantët shqiptarë në Britani nuk kishin gjasa të kishin nevojë për azil dhe ka pak prova qe ata te jene ne rrezik në vendin e tyre.

Shtetasve shqiptarë nuk duhet t’u jepet azil në mënyrë rutinore, tha komisioni përzgjedhës i Punëve të Brendshme. Një total prej 51% të kërkesave për azil nga shqiptarët u pranuan fillimisht në 6 mujorin e parë të vitit të kaluar. Disa që bënin kërkesa për azil, veçanërisht gratë, pasi pretendonin se ishin trafikuar dhe kanë nevojë për mbrojtje, thanë deputetët, raporton BBC.

Komiteti vendosi të shqyrtojë fluksin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të rritjes së madhe të shifrave vitin e kaluar. Në vitin 2022, më shumë se një e katërta e 45,755 njerëzve që kaluan Kanalin me varka të vogla shkuan nga Shqipëria dhe shumica kërkuan azil.

Në harkun kohor të një viti numri i shqiptarëve që mbërrinin në Britaninë e Madhe me këtë rrugë ishte rritur nga 800 në 12 301 kërkesa. Arsyet për rritjen e madhe janë të paqarta dhe numrat kanë rënë ndjeshëm në muajt e fundit.

Kritikët e mbërritjeve me varka të vogla këmbëngulin se Shqipëria është një vend i sigurt. Komiteti ra dakord dhe raporti i tyre thekson se vendi nuk është në luftë dhe është kandidat për t’u anëtarësuar në BE. Nuk ka asnjë bazë të qartë që Mbretëria e Bashkuar të pranojë në mënyrë rutinore mijëra kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë, thuhet në raport.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *