Pse nuk janë bërë prindër? Përgjigjet bashkëshortja e Elvis Pupës

Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina në një intervistë të dhënë së fundmi, ka folur për lidhjen e gjatë që ka me aktorin.

Çifti kanë 14 vjet bashkë dhe janë shumë të lumtur. Mirëpo, ajo çfarë iu ka bërë përshtypje të gjithëve është fakti se Visi dhe bashkëshortja e tij ende nuk janë bërë prindër.

Lidhur me ketë, Blerina është pyetur nëse ka qenë një vendim nga të dy, apo ka një problem që i pengon ata.

“Neve nuk na erdhi ndjesia e prindërimit. Jemi shumë të shëndetshëm, thjesht nuk ka ndodhur ende, mund të vijë nesër, mund të vijë pasnesër. Ama unë besoj se çdo njeri ka rrugën e vet. Jam këtu jam për të bërë rrugëtimin tim. Fëmija është bekim. Arsyeja e vetme që dua të kem një fëmijë është se dua të di çfarë krijimi mundemi të bëjmë ne. Por, për momentin nuk ndihem sikur më mungon diçka”.-tha bukuroshja.

Ndër të tjera, Belina shtoi se aktori asnjëherë nuk e ka pyetur se pse nuk po ndodh, por ka zgjedhur ta kuptojë. Ajo tregoi se janë shumë të plotësuar dhe të lumtur me njëri-tjetrin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *